Rrogën më të lartë në Maqedoninë e Veriut marrin programerët nga sektori i IT-së, të cilët kanë tejkaluar pagën prej 80 mijë denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ose konkretisht në fushën e programimit kompjuterik, konsulencës dhe aktiviteteve përkatëse, paga që është marrë në muajin mars ka qenë 80.128 denarë, ndërsa mesatarja nga tre muajt paraprak është 79.848 denarë. “Përdoruesit e kompjuterit” në shkurt të këtij viti kanë marrë pagë mbi 80 mijë denarë, kështu që në muajin mars ka pasur një rënie të lehtë.

Pas programerëve renditen aktivitetet e shërbimeve financiare, të cilët marrin pagë prej 56.260 denarëve, ndërsa në vendin e tretë të punësuarit në industrinë e telekomunikacionit, paga mesatare mujore e të cilëve është 51.536 denarë.

Pasojnë biznesi farmaceutik me paga mesatare prej 50.295 dhe aktivitete tjera profesionale, shkencore dhe teknike, ku pagat arrijnë në 50.184 denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, paga mesatare në muajin mars ka arritur në 31.080 denarë, që është një rritje vjetore prej 10.1 për qind./Telegrafi/

The post Punonjësit e IT-së me paga më të larta në Maqedoni, të ardhurat e tyre janë mbi 80 mijë denarë appeared first on Telegrafi.