Nevojitet ndihmë e pakthyeshme financiare për çdo agjenci të licencuar turistike me qëllim që të “mbijetojnë” dhe të kenë likuidim për vitin 2021. Me vauçerët që do të ndahen në kuadër të fushatës “Shtëpia është shtëpia” të mos anashkalohen agjencitë turistike, por detyrimisht të shfrytëzohen përmes agjencive. Të prolongohet afati për vauçerët që u janë ndarë qytetarëve të cilët nuk udhëtuan për shkak të Covid-19.

“Interesi për udhëtim është në minimum, pothuajse nuk ekziston. Ulja e qarkullimit te të gjitha agjencitë turistike është mbi 80% ndërsa te pjesa më e madhe edhe 100%. Viti 2021 ishte vit kur të gjithë shpresonim se do t’i kthehemi normalitetit, por u tregua si më i keq se viti i kaluar. Ndihmë e vazhdueshme nga Qeveria nuk ka”, tha Ana Marija Aleksova.

Fatura, qira, të punësuar, për shkak se veprimtari të licencuara duhet të kenë numër minimal të të punësuarve, këto janë një pjesë e shpenzimeve të agjencive turistike.

“Vitin e kaluar kërkesat tona për ndihmë i dorëzuam në prill, ndihmën e morëm më 23 dhjetor. Këtë vit nuk kemi as mjete, as forcë që të mbijetojmë deri në dhjetor. Ekzistenca e çdo agjencie turistike është nën pikëpyetje”, deklaroi Aleksova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të revoltuar për shkak të zvarritjes së pakos së pestë, punëtorët turistikë mendojnë se nuk i marrin seriozisht dhe paralajmërojnë se do t’i bashkëngjiten protestës së hotelierëve të martën. Thonë se do të mbeten para institucioneve deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre./TV21/

The post Punëtorët turistikë në Maqedoni nga e marta në protestë appeared first on Telegrafi.