
Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoskit për punësimet e paralajmëruara nga zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.
Sipas tyre, deklarata e kryeministrit Hristian Mickoski se nuk do të ketë më punësime në baza etnike është konfirmim zyrtar i të gjitha deklaratave paraprake të partnerëve më të vegjël maqedonas dhe demaskim i mashtrimeve të përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri.
Nga ASH shtojnë se me këtë Mickoski rrëzoi edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e përditshme të shqiptarëve për barazi.
“Pas kësaj goditje, pyesim 5 partitë e koalicionit Vlen se cili do të jetë kuptimi i qëndrimit të mëtejmë në këtë Qeveri, kujt do t’i shërbejnë ata, shqiptarëve apo planeve dhe projekteve të padronëve të tyre kundër shqiptarëve?”, thonë nga ASH-Sela, duke kërkuar urgjentisht largimin e partive shqiptarë nga Qeveria.
The post Punësimet e shqiptarëve, ASH-Sela: Partitë shqiptare të largohen nga qeveria, kryeministri Mickoski rrëzoi Marrëveshjen e Ohrit appeared first on Telegrafi.