Instituti për Shëndet Publik publikoi të dhënat për gjendjen me cornavirusin në Maqedoni për javën e kaluar.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 2.804 raste të reja në 32 shtete me rritje prej 3.7% më shumë se java e kaluar, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve të reja janë në Shkup.

Javën e kaluar janë infektuar të gjitha moshat, ndërsa më e prekur ajo e moshës mbi 60 vjet me 714 rastedhe më e vogla është te mosha 0-9 ne 94 raste.

Në njoftim thuhet se ka rritje te të gjitha moshat, por rritje më të madhe ka mosha 20-29 vjet me 11.4% më shumë se java e kaluar. Ulje ka te mosha 0-9 vjet me -17.5% dhe te mosha mbi 60 vjet -1.2%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë javës së kaluar ka pasur edhe 38 riinfektime që është rritje prej 5.6% në krahasim me javën e kaluar dhe 71 raste vdekje në 20 qytete të vendit./Telegrafi/

The post Publikohet raporti javor i ISHP-së për coronavirusin në Maqedoni appeared first on Telegrafi.