Publikohet raporti i ISHP-së në Maqedoni, rritje e dukshme e vdekjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, gjatë javës së kaluar nga 29 marsi deri më 4 prill janë testuar 26.142 pacientë, që është për 5% më shumë se java e kaluar dhe janë regjistruar 7.933 raste të reja në 35 qytete të vendit, që është për 6.9% më shumë se java e kaluar.

Raporti thotë se rastet më së shumti ka Shkupi (3.534 ose 44.5%), ndërsa përqindja e rezultimi pozitiv në këtë periudhë lëviz nga 21 deri 35.2%, ose mesatarisht 29.3%, që është për 1.7% më shumë se java e kaluar.

Sipas moshës, më së shumti është mosha mbi 60 vjet (2.392, 30.2%). Një numër i madh i rasteve është në moshën 50-59 (1.422 ose 17.9%), mosha 30-39 (1.141 ose 17.8%), nisa 40-49 (1.313 ose 16.6%), dhe 20-29 (917 ose 11.6%). Numri më i vogël është regjistruar te fëmijët 0-9 (94 ose 1.2%) dhe te fëmijët 10-19 (381 ose 4.8%).

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 4.861 persona që është rritje për 19.8% në krahasim me javën e kaluar dhe po ashtu ka pasur 260 vdekje në 27 qytete, që është për 27.5% më shumë se java e kaluar. Sa i përket moshës së vdekjes, 215 persona kanë qenë të moshës mbi 60 vjet, 27 janë të moshës 50-59, 13 të moshës 40-49, 4 persona 30-39 dhe një person i moshës 20-29.

Advertisement

Ndryshe më 17 shkurt nisi vaksinimi në Maqedoni dhe deri më 04.04.201 janë vaksinuar 7.009 punonjës shëndetësorë me dozën e parë (4.015 PFizer/Biontech dhe 2.996 – Sputnik V) dhe 4.413 (3.805 Pfizer/Biontech dhe 608 V) me dozën e dytë kundër coronavirusit. Nga 31 marsi filloi vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjet dhe deri më 04.04 janë vaksinuar 1.968./Telegrafi/

The post Publikohet raporti i ISHP-së në Maqedoni, rritje e dukshme e vdekjeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy