Neto-rroga mesatare në korrik të këtij viti ka qenë 27.231 denarë, ndërsa bruto-rroga ka qenë 40.640 denarë. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me korrikun e vitit 2019, neto rroga është më e madhe për 8,5 për qind, ndërsa bruto rroga për nëntë për qind.

“Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Arsim (12,7 për qind), Informata dhe komunikime (12,4) dhe Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12,3). Rritje e neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për vendosje dhe veprimtari të servsit me ushqim (9,1 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (7,1) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (6,6)”, njofton ESHS.

Lidhur me bruto-rrogën, rritja ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen në sektorët: Arsim (13,8 për qind), Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12,6) dhe Informata dhe komunikime (12,2 për qind).

Rritje e bruto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Objekte për vendosje dhe veprimtari të servsit me ushqim (9 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (6,8) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (6,6).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Publikohet paga mesatare për muajin korrik në Maqedoni appeared first on Telegrafi.