Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,13 % në raport me vendimin e datës 25.01.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e datës 25.01.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 denarë/litër dhe tani do të jetë 41,00 den/lit.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,168 den/kg dhe do të jetë 31,436 den/kg.
Nga data 2.2.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 61,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 63,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 52,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 41,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 31,436 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë ulje edhe atë: te benzina për 0,407 %, te nafta për 0,57 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,317 %, ndërsa te mazuti ka rritje për 0,949%.
The post Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.