Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator për Energjetik ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,87 për qind krahasuar me vendimin e datës 31 gusht 2023.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,00 den/litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 2,50 den/litër.

Nga mesanata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

Advertisement

ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,50 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,50 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 78,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 78,00 (denarë/litër)

Advertisement

Mazut М-1 SU do të shitet për 45,031 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

The post Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy