Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,15 % në raport me vendimin e datës 25.10.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 25.10.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,242 denarë/kg dhe tani do të jetë 42,135 den/kg.

Nga data 2.11.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 77,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 79,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 68,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,135 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 1,292 %, te nafta ka ulje për 0,461%, te vaji ekstra i lehtë gjithashtu ka ulje për 0,817 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 0,838%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,103%.

The post Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy