Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,10 % në raport me vendimin e datës 22.01.2021.
“Rritja e papritur e rezervave të naftës së papërpunuar në SHBA gjatë javës së kaluar, si dhe pritjet se konsumimi në Shtetet e Bashkuara do të nxitet nga masat për ndihmë, të publikuara nga presidenti i ri amerikan Biden për t’i zbutur efektet nga pandemia, kanë dërguar sinjale të ndryshme, të cilat i kanë lëvizur çmimet e bursës dhe një pjesë e tyre u stabilizuan, një pjesë u ulën, ndërsa te destilimet e rënda, çmimet e bursës janë rritur. Në lëvizjet e regjistruara të bursës dhe në metodologjinë tonë, janë përshtatur përkatësisht çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 si dhe çmimi i shitjes me pakicë i VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel siç është përcaktuar me vendimin për ndryshimin e vendimit të përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport nga data 22.01.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-E V) ulet për 0,50 denarë/litër dhe do të jetë 52,00 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,445 den/kg dhe do të jetë 31,268 den/kg.
Nga data 26.1.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 61,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 63,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 52,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 41,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 31,268 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 0,099 %, te nafta ka ulje për 1,215%, te vaji ekstra i lehtë gjithashtu ka ulje për 1,321 %, ndërsa te mazuti ka rritje për 1,124%.
The post Publikohen çmimet e derivateve të naftës për këtë javë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.