Mëngjesin e sotëm, pas një konfirmimi se është kryer kontroll në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, nga Prokuroria njoftojnë se janë ndaluar katër persona, ndërsa në tri lokacione janë kryer kontrolle, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri në këtë moment janë kryer kontrolle në tre lokacione dhe janë ndaluar katër persona. Prokuroria Themelore Publike Shkup vazhdon me veprimet. Ata janë ndaluar nën dyshimin për vepra penale. Të gjithë personat e ndaluar janë të lidhur me të njëjtin rast”, tha Prokuroria.
Tani për tani, sipas Prokurorisë, nuk ka kushte që opinioni të informohet më në detaje për paraburgimet.
Drejtorët e Klinikës së Onkologjisë tashmë kanë raportuar se paraditen e sotme policia ka ndaluar tre punonjës prej tyre, mes tyre edhe ish-drejtorin./Telegrafi/
The post PTHP-Shkup: Katër persona të ndaluar, janë kryer kontrolle në tre lokacione për rastin në Onkologji appeared first on Telegrafi.