Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton se ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore për shoferin që ka vozitur të dyshuarin kryesor për vrasjen e të riut Vanja Gjorçevska, Ljupço Palevski-Palco, i cili e ka dërguar nga Serbia në Turqi.
Siç njoftojnë nga PTHP Shkup, në periudhën prej 01.12.2023 deri më 03.12.2023, i dyshuari duke i siguruar transport ka ndihmuar Palevskit që të mos zbulohet për kryerjen e dy vepra penale, rrëmbim dhe vrasje.
“Tashmë i dyshuari pas komunikimit dhe marrëveshjes paraprake me autorin i cili ndodhej në Republikën e Serbisë, me veturë “Land Rover” me targa të Strumicës, në pronësi të personit juridik, është nisur për në Beograd. Aty është takuar me autorin dhe së bashku me automjetin janë drejtuar në drejtim të kufirit të Serbisë me Bullgarinë, në kalimin kufitar Kalotinë.
Ata kanë kaluar kufirin më datë 02.12.2023, duke lëvizur nëpër territorin e Republikës së Bullgarisë, në të njëjtën ditë kanë mbërritur në kufirin me Turqinë, në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”, dhe kanë hyrë në Turqi. Ata kanë qenë së bashku deri më 03.12.2023, pas së cilës autori ka qëndruar dhe tani i dyshuari me veturën përmes Greqisë është nisur drejt këtij shteti, ku është mbajtur në vendkalimin kufitar Star Dojran”, njoftojnë nga Prokuroria Publike Shkup.
Nga atje po ashtu theksojnë se prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit./Telegrafi/
The post PTHP-Shkup ka hapur procedurë hetimore dhe ka kërkuar ndalim për shoferin e Palevskit appeared first on Telegrafi.