Prokuroria e Kërçovës kërkon paraburgim për një 21-vjeçar nga fshati Suvidoll në Makedonski Brod, i cili dyshohet për vrasje.

Prokuroria ka miratuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj personit të njëjtë.

“I dyshuari me paramendim ka privuar nga jeta një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kallugjerec, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut.

Viktima është ushtar profesionist i URM-së, 31-vjeçar, por shkak i vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post PTHP: Paraburgim për një 21-vjeçar, dyshohet se ka vrarë një ushtar në Maqedoni appeared first on Telegrafi.