Prokuroria Themelore Publike bëri të ditur se i pandehuri Sasho Mijallkov sot pasdite është paraqitur në Prokurori.
Nga Prokuroria thonë se të pandehurit iu dha vendimi për caktimin e paraburgimit shtëpiak.
“Para dy ditëve si rezultat i informacioneve operative që tregonin se ka mundësi për arrati, me propozim të PTHP-së, Gjykata Penale e Shkupit, të pandehurit Sasho Mijallkov i caktoi masën e paraburgimit shtëpiak dhe 24 orë mbikëqyrje me video”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Ata shtojnë se deri sot i pandehuri ka qenë i paarritshëm për organet hetimore.
Ndryshe, Mijallkov sot pasdite u paraqit në deklaratë për media dhe tha se asnjëherë nuk do të arratiset dhe se gjatë këtyre ditëve ka qenë me temperaturë./Telegrafi/
The post PTHP: Mijallkovi u paraqit në Prokurori appeared first on Telegrafi.