Prokuroria Themelore Publike sot doli me njoftim shtesë për të dyshuarin e dytë për rastin me ryshfet në gjyqësor, përveç gjykatësit tashmë të suspenduar të Gjykatës Supreme, Naqe Georgiev.

Nga PTHP njoftojnë se bëhet fjalë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, ndaj të cilit kërkojnë që të shqiptohen masa kujdesi.

“Me propozim, Prokuroria kërkon nga gjykata që të dyshuarit t’i caktojë masa sigurie në pajtim me nenin 146 paragrafi 1 pika 2 dhe 3 nga Ligji për Procedurën Penale, gjegjësisht detyrimin që i dyshuari herë pas here të paraqitet te zyrtari i caktuar ose organi kompetent shtetëror që do ta caktojë gjyqtari i procedurës paraprake dhe do t’i konfiskohet përkohësisht dokumenti i udhëtimit për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe ndalimi për lëshimin e dokumentit të ri të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror në emër të i dyshuari, si dhe ndalimi i përdorimit të letërnjoftimit në emër të të dyshuarit si dokument për kalimin e kufirit shtetëror”, thonë nga Prokuroria duke shtuar se masa kërkohet që të vëhet në fuqi deri sa të jetë nevoja, respektivisht deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

Jozyrtarisht, mësohet se i dyshuari i dytë është Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post PTHP: Masa kujdesi për të dyshuarin e dytë për ryshfet, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorëve appeared first on Telegrafi.