Psikologia Sumea Ramadani në “Rose”, flet për rëndësinë e shëndetit mendor dhe ndikimin nga Intelegjenca Artificiale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Psikologia Sumea Ramadani është e ftuara e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni.

Në një rrëfim shumë të këndshëm, me Sumean biseduam shumëçka rreth shëndetit mendor, për shumë problematika aktuale me të cilat përballet në përditshmëri shoqëria jonë.

Advertisement

Mbase tematikat për shëndetin mendor mund të mos jenë më shumë tabu në shoqërinë tonë, Sumea thotë se problemet bashkëshortore ngelen ende shumë tabu, pasi shumë çifte që kanë probleme, nuk zgjedhin të flasin për to.

“Natyrisht që ka ende tabu. Unë punoj edhe privatisht me njerëz që vijnë dhe i dëgjoj ata. Mirëpo do të thoja se diçka që është tabu ende në shoqërinë tonë, janë problemet bashkëshortore. Ndonjëherë mendoj që njeriu vetë nuk mund të ju bëjë ballë disa situatave ne jetë, e lëre më të jetë bashkë dhe me dikë tjetër. Për këto problematika nuk flasin shumë, sepse ndoshta krijojnë bindje se ndonjë psikoterapist e bart atë rrëfim edhe jashtë dhomës ku pacienti e ka rrëfyer problemin e tij, mirëpo unë ju them të gjithëve që kanë kësi dyshime, se në rast se mendoni që një psikoterapist e ka bart rrëfimin tuaj, e ka treguar tek dikush tjetër, keni të drejtë edhe ta padisni në gjyq”, tha Sumea.

Sumea foli dhe për ndikimin e Intelegjencës Artificiale në psikologji.

Advertisement

“Shumë të rinjë tashmë kanë filluar që problemet e tyre, edhe ato të shëndetit mendor të ja shprehin Intelegjencës Artificiale ose ChatGPT. Për profesionistë të fushës diçka e tillë edhe mund të jetë e dobishme, mirëpo për ata që nuk e njohin shumë këtë fushë, mund te jetë një shpatë me dy teha. Unë mendoj që në psikoterapi gjithçka krijohet dhe ka të bëjë me lidhjen njerëzore, me prekjen e problemit, ndaj kur janë ndikuar shumë sfera të tjera nga Intelegjenca Artificiale, e pritshme që edhe në psikologji të këtë pasur ndikim”, deklaroi Sumea.

Intervistën e plotë me Sumean mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/

The post Psikologia Sumea Ramadani në “Rose”, flet për rëndësinë e shëndetit mendor dhe ndikimin nga Intelegjenca Artificiale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy