Protestuesit e opozitës tashmë kanë arritur para Kuvendit të Maqedonisë me fjalë ofenduese për zyrtarët shtetëror, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Turpi i Maqedonisë jeni ju”, “Ju vjen era tradhëti”, “Jetën e japim kombin nuk e japim”, “Të gatshëm për të vdekur për Maqedoninë”, janë disa nga thirrjet.

Sipas protestuesve, Pendarovski është i shitur, tradhëtar dhe homoseksual.

Protestuesit e kanë gjuajtur objektin e Kuvendit me gjësende të forta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përndryshe, protestat kundër propozimit francez janë aktivizuar para disa ditëve kur dy palët, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgari, pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përafruar qëndrimet për një marrëveshje trepalëshe për tejkalimin e problemeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Organizues të protestave këto ditë kanë qenë parti dhe grupacione opozitare. /Telegrafi/

The post Protestuesit në Shkup me fjalë ofenduese për politikanët i afrohen Kuvendit, njesia speciale në gatishmëri appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";