Në Shkup sot pasdite është mbajtur marsh protestues i organizuar nga Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore. Marshi nisi para pllajës së Gjykatës Themelore Penale dhe Civile dhe përfundoi para objektit të Këshillit Gjyqësor. Aty përfaqësuesit e sindikatës kanë pasur një takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Ndër kërkesat e sindikatës janë rritja e pagës me 78 për qind të minimumit dhe shtesa e pagave me 35 për qind të buxhetit të gjykatës.

Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Gjykatave, informoi se kanë pasur një takim me Georgiev për të shprehur kërkesat e tyre dhe siç ka treguar ajo kanë gjetur mirëkuptim.

Në një deklaratë për media pas takimit, Georgiev tha se presin mirëkuptim nga ministri i financave./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Protestojnë punonjësit e administratës në gjyqësor në RMV, morën mbështetje nga kryetari i Këshillit Gjyqësor appeared first on Telegrafi.