
Filloi protesta para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për rastin e fundin me vjedhjen e barnave në Klinikën e Onkologjisë.
Protesta organizohet nga organizata joqeveritare si nismë mbi-partiake dhe kërkohet përgjegjësi nga ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Fatmir Mexhiti.
“Skandali me vjedhjen e barnave nuk duhet të kalojë pa dënim dhe sërish fajin ta ketë teli. Nuk pranojmë përgjegjësi nga eshaloni më i ulët në Onkologji, kërkojmë përgjegjësi penale për funksionarët qeveritarë”, u tha në protestë.
Ndryshe, për rastin në fjalë kanë reaguar gati të gjitha partitë politike duke kërkuar përgjegjësi./Telegrafi/
Advertisement
The post Protestë para Qeverisë së Maqedonisë për rastin në Klinikën e Onkologjisë appeared first on Telegrafi.