Ka vazhduar edhe sot protesta e punonjësve të disa ministrive dhe institucioneve të caktuara shtetërore.

Dhjetëra sindikalistë ndaluan sot para ministrisë së kulturës, duke përsëritur kërkesat e tyre për rritjen e shtesave në paga në vlerë prej 30 përqind si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive.

Kryetari i SPAOGj, Tërpe Dejanovski kërkoi nga opozita të mos i bashkëngjitet në protesta pasi tha se kishin 7 vite kohë por nuk ofruan zgjidhje.

Nga ana tjetër ai përmirësoi deklaratën e përfaqësueses së Qeverisë Miteva, duke theksuar se sindikata nuk është hedhur në grevë, por po proteston./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Protestë para Ministrisë së Kulturës, administrata kërkon rritje të pagave për 30 përqind appeared first on Telegrafi.