Shtatë policë janë lënduar gjatë protestës së sotme për rastin “Monstra”.

Ministria e Brendshme gjithashtu informon se tetë persona janë ndaluar dhe se po punohet për identifikimin edhe për arrestimin e personave të tjerë në protestë.

Por, MPB do të duhet të hetojë sjelljen e policit i cili kishte kapur një gur në rrugë gjatë qëndrimit në kordon dhe shënjestroi protestuesit.

Ndryshe, sot në mesditë mijëra protestues shqiptarë filluan marshin protestues nga Parku i Çairit për dënimet drakonike të shqiptuara nga Gjykata e Maqedonisë për rastin “Monstra”. Tre dënimë të përjetshme dhe dhjetëra vite të dhëna si dënim për shqiptarët, që sipas organeve shtetërore kanë qenë kryerësit e veprës vrasje të të pesfishtë afër liqenit të Smillkovës në Shkup në vitin 2012. Protestuesit ishin kundër këtyre vendimeve, duke thënë se fajtorët nuk janë shqiptarët e dënuar. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Protestat për rastin “Monstra”, polici gjuan me gur protestuesit appeared first on Telegrafi.