Sot edhe në Tetovë u zhvillua protesta e dytë me radhë kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Protestuesit përsëri kërkuan që të anulohet vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetik për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Nga atje theksuan se nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet përkatëse për kërkesat e tyre, atëherë do të vazhdohet me organizimin e protestave.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) më herët publikoi informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.