Këshilli organizativ i iniciativës “Mjaft” sot në bashkëpunim me Bashkësitë lokale ka organizuar protestë në katër mjedise rurale të Tetovës me qëllim të shprehet pakënaqësi nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Qytetarët janë mbledhur në protesta publike në sheshin e Zhelinës (Komuna e Zhelinës), në oborrin e shkollës fillore në Çellopek, (Komunë e Bërvenicës), në oborrin e shkollës në Bogovinë, (Komuna e Bogovinës) si dhe para ndërtesës komunale në Tearcë, (Komunë e Tearcës)”, informojnë nga iniciativa.

Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të rrymës për 46 për qind, shpërbërjen e Komisionit Rregullator të Energjetikës, të ulet TVSH-ja nga 18 në 5 për qind si dhe të formohet organ i pavarur arbitrar i cili do të verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe do të adresojë ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike./Telegrafi/

The post Protesta ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike në katër komuna në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";