Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi planifikon të debllokojë punën në Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me shkarkimin e kryetarit të komisionit, deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.
Opozita momentalisht ka shumicën në komision me Zendelin pasi partia e tij kaloi në opozitë. Megjithatë, Zendeli refuzoi të jep dorëheqje, ndërsa shumica thotë se kjo është në kundërshtim me ligjin.
Sipas deputetit Antonio Milloshoski, propozimi i Xhaferit për shkarkim është precedent duke pasur parasysh se duhet të shkarkohet anëtari i trupit punues pa propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.
Ndryshe, puna në këtë komision, mes tjerash ka të bëjë edhe me zgjedhjen e 4 gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese./Telegrafi/
The post Propozohet shkarkimi i deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime appeared first on Telegrafi.