Propozimi për interpelancë ndaj Dimitrovit sot para deputetëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet do ta vazhdojë seancën e 30-të, në të cilën në rend dite do të jetë edhe interpelanca për zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Përveç seancës së 30-të, Kuvendi do të tentojë të rrumbullakësojë pikat e rendit të ditës të seancës së 32-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica parlamentare në Kuvend ka problem me numrin e deputetëve për shkak të mungesës së disave prej tyre, por kjo sipas kreut të Kuvendit nuk paraqet problem sepse për debat nuk është e nevojshme që në sallë të jenë të gjithë deputetët.

Mund të debatohet për ligjet dhe pikat tjera, dhe më pas të caktohet votimi dhe të votohen të gjitha ligjet dhe pikat e tjera të rendit të ditës.

Advertisement

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët ka theksuar se për të gjitha propozim/ligjet konsultohet edhe me partitë opozitare, por nuk mund të thotë se cilat propozim/ligje mund të mbështeten edhe nga opozita gjatë periudhës së ardhshme./Telegrafi/

The post Propozimi për interpelancë ndaj Dimitrovit sot para deputetëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy