Kryetarja partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonsë, Maja Moraçanin e cila është pjesë e koalicionit qeverisës vlerëson se propozimi francez, sipas informacioneve që jepen në media, nuk është i pranueshëm për ne.

“Bazuar në informacionet nga mediat për të ashtuquajturat propozimi francez, mendoj se nuk është një zgjidhje e pranueshme dhe nuk ofron mundësinë që përfundimisht, pas 17 vitesh statusi kandidat, të fillojë negociatat me BE-në. Unë mbetem e mendimit se çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale dhe nuk duhet të jenë arsye për bllokimin e proceseve integruese evropiane të Maqedonisë.

Natyrisht, gjuha dhe identiteti maqedonas nuk duhet të jenë objekt negociatash. Është fakt se ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave me BE-në, gjë që u konfirmua me vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së nga marsi i vitit 2020”, tha Moraçanin për “Nova”.

Dje dhe kryerari i Partisë Liberale, Zoran Milevski kundërshtoi propzimin francez dhe tha se gjuha nuk mund të jetë kompromis, e cila tashmë është një çështje e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Milevski kundërshton propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë

The post Propozimi francez nuk është i pranueshëm as për Moraçanin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";