Propozimi francez, debati në Komisionin bullgar vazhdoi edhe pas deklaratës së Kovaçevskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punëve të Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska, në një seancë dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme, tha se Protokolli dypalësh mes Shkupit e Sofjes devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian. Duke ndarë detaje, ajo tha se Sofja nuk mund ta njohë gjuhën maqedonase, ndaj do të japë deklaratën e vet unilaterale për gjuhën, sepse në kornizën negociuese nuk ka standarde shtesë për gjuhën maqedonase, e cila gjithashtu nuk është në përputhje me qëndrimet bullgare.

“Është joreale të pritet që vendi ynë të jetë në gjendje të bindë të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së që të mbështesin qëndrimin tonë. Maqedonia e Veriut parasheh miratimin e kornizës negociuese në Parlamentin e saj dhe për këtë është me rëndësi të madhe që të mos ketë asnjë koment për gjuhën maqedonase, në thonjëza, në kornizën negociuese, për të cilën ka mbështetje nga shumë anëtarë të BE-së”, u shpreh Teodora Gençovska- ministre e jashtme e Bullgarisë.

Por pikërisht kur po nxehej debati për lëshimin e Bullgarisë për gjuhën maqedonase, deputetët e Sllavi Trifonov e shpalosën qëndrimin e Shkupit.

“Të shoh se si do të votoni tani. Maqedonasit sapo e kanë refuzuar propozimin francez”, theksoi Toshko Jordanov- deputet i ITN.

Advertisement

Debati në Komision vazhdoi me shqyrtimin e tri dokumenteve vendimtare për procesin negociues të Maqedonisë dhe pritet që gjatë ditës propozimi francez të hidhet në votim në Komision. Seancës i parapriu një seri e re përplasjesh verbale midis Petkovit dhe Borisovit.

“Ose jeni të gjithë frikacakë që përpiqeni ta hidhni pataten e nxehtë ose jeni hajdutë që përpiqeni ta tundni qeverinë për të vjedhur miliarda, ose jeni burrështetas. Nëse je burrështetas, argumento në komision para gjithë popullit bullgar dhe merr vendimin e duhur”, u shpreh Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

“U bëj shërbim jo kurth. Ne dje e bartëm peshën e zgjidhjes dhe ofruam mundësi të ketë vendim. Ne në zgjedhje do duhet gjerë e gjatë t’ua shpjegojmë propozimin francez dhe ndoshta do humbim votues, por do fitojmë Ballkan Perëndimor të bashkuar dhe të fuqishëm”, tha Bojko Borisov, kryetarë i GERB.

Nëse komisioni e miraton propozimin francez, ai do gjendet në seancë plenare nesër ose më së voni të hënën.

Advertisement

The post Propozimi francez, debati në Komisionin bullgar vazhdoi edhe pas deklaratës së Kovaçevskit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy