Të gjithë të dyshuarit të cilët kanë qenë në paraburgim për tragjedinë në Koçan, do të kalojnë në masë të kujdesit, kështu informuan nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Me propozim të prokurorit duke e pasur parasysh se skadon paraburgimi për të dyshuarit e përfshirë në hetimin paraprak, i njëjti është shfuqizuar dhe të njëjtëve u është shqiptuar masa e kujdesit. Masa ndalesë për kryerjen e profesionit është shqiptuar varësisht prej asaj se nëse të dyshuarit ende janë në marrëdhënie pune apo janë në pension”, thanë nga PPTh NKOK.
Sa i takon nëpunësve policorë të përfshirë në zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan, nga Prokuroria në po të njëjtin njoftim bëjnë të ditur se 5 prej tyre u është shqiptuar masa e kujdesit si: marrja e pasaportës, ndalesë për dhënien e të njëjtës, ndalesë për lëshimin e vendbanimit, paraqitje e kohë pas kohshme te personi zyrtar në Gjykatë, ndalesë për komunikim me të dyshuarit e tjerë dhe ndalesë për kryerjen e aktiviteteve në vendin e punës të cilat lidhen me lëndën e veprës penale.
Këto masa do të duhet t’i zbatojnë pesë nëpunës policorë, pasi i ka pranuar Gjykata, ndërkaq një polici, i cili gjendet në pension, i është shqiptuar vetëm masa për ndalesë të komunikimi me të dyshuarit tjerë, pasi tri masat tjera janë aktive ndaj tij për një lëndë të vitit 2019, sqarojnë më tej nga PPTh NKOK.
The post Prokuroria: Të gjithë të dyshuarit që ishin në paraburgim për tragjedinë e Koçanit, kalojnë në masë të kujdesit appeared first on Telegrafi.