Prokuroria: Qytetarët që kanë dëshmi për punën e “Pulse” t’i ndajnë me organet hetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike u bën thirrje të hapur të gjithë atyre që kanë dëshmi personale për zjarrin, informacione dhe prova në lidhje me punën e klubit “Pulse” në Koçan dhe kompanive të lidhura, si dhe njohuri në lidhje me punën e institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve, t’i ndajnë ato me Prokurorinë.

“Duke marrë parasysh afatet ligjore dhe nevojën për efikasitet të procedurës, në faqen e internetit të Prokurorisë Publike (www.jorm.gov.mk) është publikuar një formular me anë të të cilit ata mund të regjistrohen për të paraqitur të dhëna dhe informacione që i konsiderojnë të rëndësishme për hetimin. Formulari i plotësuar duhet të dërgohet elektronikisht në adresën e mëposhtme të dedikuar: [email protected]”.

“Bazuar në formën dhe rëndësinë e të dhënave, aplikantët do të kontaktohen nga ekipi i hetimit”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria informoi gjithashtu se ekipi i prokurorisë që po merret me çështjen në lidhje me zjarrin në diskotekë “Pulse” vazhdon intensivisht të ndërmarrë marrje në pyetje dhe ekspertiza, shumica e rezultateve paraprake të të cilave priten në ditët në vijim.

Advertisement

Hetimi ka angazhuar kapacitetin maksimal nga të gjitha organet hetimore dhe janë të përfshirë dhjetëra ekspertë nga fusha të ndryshme./Telegrafi/

The post Prokuroria: Qytetarët që kanë dëshmi për punën e “Pulse” t’i ndajnë me organet hetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy