Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur proces kundër një shtetasi 26-vjeçar të Kosovës, për të cilin ekziston dyshim bazë se ka kryer vepër penale “falsifikim të dokumenteve”.

Siç informoi Prokuroria publike, i dyshuari më 24 prill, menjëherë pas mesnate, në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme gjatë hyrjes në shtet, ka përdorur si të vërteta dokumente të rreme – letër njoftim dhe patent shoferi italian.

“Është ndalur kur gjatë kontrollit të pasaportës i ka dorëzuar dokumentet e rreme, ndërsa prokurori publik propozoi që t’i shqiptihet masë paraburgimi për shkak të rrezikut për ikje”, qëndron në kumtesë.

The post Prokuroria: Proces hetimor ndaj 26 vjeçarit nga Kosova që u privua nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë”, për falsifikim të dokumenteve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";