Nga Prokuroria konfirmojnë se ka hapur një rast për hetimin e emërimit të zv. drejtoreshës së Agjencisë për Inteligjencë, Ivana Stojanovska, për të cilën Komisioni Kundër Korrupsionit e ka pezulluar lëndën, edhe pse kundër saj ishin parashtruar tetë kallëzime duke kundërshtuar biografinë e saj, domethënë se ajo nuk i plotësonte kushtet e përvojës për në inteligjencë për të qenë zv. drejtoreshë, por dyshohet se ishte emëruar edhe me ndikim partiak.

“Është formuar një rast në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, duke bashkuar disa raporte të pranuara në mënyrë anonime përmes postës së rregullt dhe adresave të ndryshme elektronike. Raportet kanë të bëjnë me procedurat e emërimit në Agjencinë e Inteligjencës. Prokurori publik kompetent ndërmerr veprime për verifikimin e pretendimeve vetëm në kuadër të kompetencave të tij, gjegjësisht heton përgjegjësinë e mundshme penale”, kanë thënë nga Prokuroria për “Sloboden Peçat”.

Në lidhje me informacionet se kundër anëtarëve të KSHPK-së janë ngritur kallëzime penale për mosveprim ndaj këtij rasti, nga Prokuroria thonë se deri më sot asnjë kallëzim i tillë nuk është pranuar në Prokurorinë Publike në Shkup.

Komisioni Kundër Korrupsion, ngjashëm si ai i drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, vetëm tani në seancë me dyer të mbyllura ka ndërprerë procedurën ndaj zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë për Inteligjencë, Ivana Stojanovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prokuroria: Po hetojmë emërimin e zv. drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës appeared first on Telegrafi.