![Gjuajtje me armë në Çair, një i vdekur dhe një i plagosur – policia del me detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-380x233.png)
Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në komunën e Çairit të Shkupit, ku mbrëmë në një incident me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë plagosur.
Nga Prokuroria thonë se sipas informacioneve fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.
“Pamjet e mbikqyrjes video janë gjithashtu të disponueshme për shqyrtim. Gjithashtu është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve”, thonë nga Prokuroria.
Ndërsa nga MPB thonë se rasti është denoncuar mbrëmë në orën 00:06 nga Spitali i Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit”, ku dy persona me lëndime janë dërguar tek ata.
“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.
Sipas MPB-së, sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion./Telegrafi/
The post Prokuroria për vrasjen në Çair: Në të shtëna kanë marrë pjesë disa persona, janë siguruar dëshmitë appeared first on Telegrafi.