Prokuroria për rastin e hendbollistit kroat: Publikimi i videos nuk dëmton hetimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokuroria për rastin e hendbollistit kroat: Publikimi i videos nuk dëmton hetimin

Nga Prokuroria Publike për “TV21” nuk e konfirmojnë saktësisht autenticitetin e video incizimit që është publikuar në rrjetet sociale, e që pretendohet se është incizim i vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot në Shkup. Mirëpo, nga Prokuroria e pranojnë se për të njëjtin rast ekzistojnë video-incizime dhe se të njëjtat po analizohen, ndërsa theksojnë se publikimi i videove nuk e dëmton hetimin, por që mund të jetë shqetësuese për publikun dhe familjarët e të ndjerit.

“Të gjitha pamjet nga video survejimi në momentin kritik për vendndodhjes e specifikuar janë siguruar. Me postimin e video incizimeve në asnjë mënyrë nuk mund të dëmtohet apo të ndikohet në procedurë. Megjithatë, apelojmë për përmbajtje në publikimin dhe shpërndarjen e videove, përmbajtja e të cilave mund të jetë shqetësuese për publikun, e veçanërisht për familjen dhe të afërmit e të ndjerit. Prokuroria Publike në tërësi do ta zbardhë rastin dhe të gjithë ata që do të konstatohet se kanë kryer vepër penale do të mbajnë përgjegjësi penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Hendbollisti kroat Denis Tot ka luajtur për klubin e hendbollit Butel në Shkup. Më 7 prill të këtij viti ai u gjet pa ndjenja pranë një diskoteke në Shkup. Një ditë më vonë Tote vdiq në spital si pasojë e lëndimeve. Ai sot pritet të varroset në Kroaci. 30 ditë paraburgim u shqiptuan për djalin dhe vajzën të cilët dyshohen për vrasje e hendbollisitit duke i shkaktuar lëndime trupore. Personi i tretë është në arrati.


Publikohet video e rrahjes së hendbollistit kroat në Maqedoni

Advertisement

The post Prokuroria për rastin e hendbollistit kroat: Publikimi i videos nuk dëmton hetimin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy