Prokuroria për krim të organizuar ka zgjeruar hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Bëhet fjalë për një tjetër rast penalo-juridik, ku qeveria përmes sekretarit të përgjithshëm Muhamed Zekiri ka lidhur marrëveshje me një person juridik për shërbime konsulente për riorganizimin e Hekurudhave.

Prokuroria dyshon se edhe kjo kontratë është lidhur pa tender.

Ai dyshohet për shpërdorim detyre që nga prilli, kur Prokuroria për Krim të Organizuar hapi hetimet ndaj Zekirit dhe dy shtetasve të tjerë kroatë, edhe për kontratë për shërbime konsulence pa procedurë të prokurimit publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Prokuroria për krim të organizuar, zgjeron hetimin ndaj Muhamed Zekirit appeared first on Telegrafi.