Prokuroria pajtohet që Mijallkovi të del nga burgu me garancë prej 10.8 milionë eurove, gjykata duhet të vendosë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore për TV24 ka konfirmuar se kanë dhënë mendim pozitiv për kërkesën e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, të mbrohet në liri me garancë prej 10.8 milionë euro.

Prokuroria këtë propozim do ta adresojë tek Gjykata Penale, e cila duhet ta thotë fjalën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga burgu hetues “Shkupi” thonë se tek ata akoma nuk është dorëzuar kërkesë për lëshimin nga burgu Sasho Mijallkovin, i cili ndodhet në paraburgim.

Ndryshe, Mijallkov është në burg prej 23 shkurtit, kur pas disa ditëve “zhdukjes misterioz” u paraqit para Prokurorisë për ta marrë vendimin për të shkuar në burg./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Prokuroria pajtohet që Mijallkovi të del nga burgu me garancë prej 10.8 milionë eurove, gjykata duhet të vendosë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy