Prokuroria Themelore e Shkupit pas zbatimit të kontrolleve të detajuara, u shpreh se nuk ka për veprim prokurorial për rastin ‘Fitnesi’, që kishte të bëjë me videot e publikuara ku shihet se kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski viziton fitnesin në kohën kur këto ishin të mbyllura nga Qeveria.

“PTHP dha urdhër për sigurimin e videove dhe ekspertimin e pajsijeve që mbajnë videot e kamerave në fitnes. Në të njëjtën kohë janë pyetur disa persona në cilësinë e dëshmitarëve. Analizë ishte materiali i plotë që u sigurua nga SPB Shkup e që u morr nga subjekti ekonomik në periudhën në fjalë”, njoftojnë nga PTHP, njofton Telgerafi Maqedoni.

Sipas tyre, në video incizime nuk janë vërejtur personat dhe se nga ekspetiza e pajisjeve është konkluduar se videot nuk janë manipuluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund PTHP shton se pas dokumentint të materialit, prokurori publik vërtetoi se në rastin konkret nuk ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale.

Ndryshe, gjatë muajit prill u publikuan video në të cilat shihet se si Micokski shkon në fites gjatë kohës kur fitneset ishin të mbyllura për shkak të pandemisë./Telegrafi/

The post Prokuroria: Në incizime nuk vërejmë Mickoskin në fitnes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";