Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka ngritur aktakuzës kundër një personi për vepër penale “Uzurpim i patundshmërive”, sipas nenit 225, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.
Siç kumtoi Prokuroria publike, e pandehura 63 vjeçare nga Shkupi më 10 qershor në fshatin Hanet e Mavrovës pa miratim ka filluar të ndërtojë nga ana e majtë e rrugës rajonale në drejtim të Dibrës.
Me këtë rast ka uzurpuar dhe ndërtuar me rrethojë metalike një sipërfaqe prej 100 metra katrorë.
Advertisement
The post Prokuroria me aktakuzë ndaj një personi nga Shkupi për uzurpim të patundshmërive appeared first on Telegrafi.