Prokuroria Publike ka njoftuar se e ka mbyllur rastin e hetimit për rastin e plagosjes së birit të ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.
Kjo vjen ngaqë në liri ka shkuar edhe shtetasi i dytë nga Kosova, për të cilin dje tha se është në paraburgim 48 orësh. Kjo vjen ngaqë nga analiza e materialeve të grumbulluara, nuk janë vërtetuar fakte se ai e ka kryer veprën.
“Sot në Prokurori ka arritur raport i analizës së kryer i materialit biologjik të Institutit të mjekësisë ligjore, kriminalistikë dhe mjekësisë deontologjike. Sipas analizës së dorëzuar, gjurmët biologjike të gjetura në veturën “Golf 5″ nuk përputhen me ADN-në e profilit të personit ndaj të cilin u shqiptua paraburgim afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
The post Prokuroria mbyll rastin për të shtënat në Gjorçe Petrov, janë arrestuar persona të gabuar appeared first on Telegrafi.