Prokuroria Publike beson se të gjitha faktet e rëndësishme janë vërtetuara plotësisht dhe gjendja faktike është plotësisht e qartë dhe koncize, prandaj nuk propozon ri-paraqitjen e provave, kështu u shpreh prokurori Lubomir Lape në procedurën e rihapur të gjykimit për rastin “Tortura”.

I akuzuari i parë në këtë rast është ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov i cili akuzohet për nxitjen e gjashtë pjesëtarëve të ish-njësisë policore “Alfa”, për arrestimin çnjerëzor dhe poshtërues të Boshkoskit.

Mijallkov deri tani është dënuar për tre vepra. Ai mori 12 vjet për përgjimin masiv në rastin “Shënjestra-Fortesa”, për “Thesari-n” 8 vjet, për keqpërdorim të parave të shtetit në prokurimin e pajisjeve për DSK-në, gjithashtu u dënua me burg për parregullsi zgjedhore në rastin Titanik2, por ky rast është kthyer në rigjykim.

The post Prokuroria kundërshton ri-paraqitjen e provave për rastin “Tortura” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";