Prokuroria Themelore publike në kuadër të hetimit kundër katër personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, po kryen kontrolle në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” në Shkup.
Nga Prokuroria sqarojnë se i dyshuari që është drejtues i një subjekti juridik, në këto hapësira ka përdorur kompjuterë dhe këto kompjuterë janë marrë.
“Deri në hetimin e deritashëm, nuk janë gjetur materiale lidhur me provimeve pranuese në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve publikë”, thonë nga PTHP.
Në fund ata shtojnë se softueri për provimet pranuese nuk është marrë./Telegrafi/
Advertisement
The post Prokuroria kontrollon në Fakultetin Juridik në Shkup appeared first on Telegrafi.