Prokuroria kërkon paraburgim për Orce Kamçev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin do të kërkojë paraburgim për biznesmenin Orce Kamçev, si i dyshuar në hetimin “Parcelat në Vodno”. Ky informacion për “Fokus” u konfirmua nga prokurorja Vilma Ruskovska.

Kamçev u arrestua këtë mëngjes sepse Agjencia e Sigurisë Kombëtare kishte informacione se ai po përgatitej të ikte, pas së cilës ata informuan prokurorinë.

Hetimi për “Parcelat në Vodno” drejtohet nga prokurorja Lile Stefanova.

Përveç Kamçevit, Nikolla Gruevski është gjithashtu i dyshuar në këtë rast, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, Ratka Kamçeva, Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviq.

Advertisement

Hetimi tregoi se Gruevski bleu parcela me vlerë mbi 1.3 milion euro me para partie./Telegrafi/

The post Prokuroria kërkon paraburgim për Orce Kamçev appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy