Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 55-vjeçare nga fshati Zdunjë, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Prokurori kërkon prej gjykatës që të shqiptojë paraburgim ndaj 55-vjeçarit pasi sipas Prokurorisë ekziston rreziku që ai të arratiset, të ndikoj te dëshmitarët ose të përsëris veprën.
“Më 30 korrik, pas një debati verbal mes dy familjeve në tarracën e një furre buke në Gostivar, ka ndodhur një konfrontim fizik, në të cilin i dyshuari ka nxjerrë një thikë dhe ka privuar nga jeta një person, duke e goditur me thikë në kofshën e majtë. Plaga me thikë ka rezultuar me gjakderdhje të madhe te viktima, i cili më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
The post Prokuroria kërkon paraburgim për një person nga Gostivari, dyshohet për vrasje appeared first on Telegrafi.