Prokuroria kërkon dënim në para për 16 persona nga Shkupi për mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike – Shkup sot propozoi shqiptimine dënimeve në para kundër 16 personave për mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore.

“Prej tyre, 15 nuk kanë vepruar sipas Vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht gjatë orës policore kanë lëvizur pa leje. Një nga të akuzuarit, nuk ka respektuar vendimin për vetizolim të detyruar”, shprehen nga PTHP, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prourorët për secilin nga të akuzuarit kërkuan dënime në para me nga 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore është 20 euro në kundërvlerë të denarit./Telegrafi/

The post Prokuroria kërkon dënim në para për 16 persona nga Shkupi për mosrespektim të udhëzimeve shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy