“Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”.

Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkovic Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore.

Ata për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti.

“Kjo deklaratë nuk ka vlerë provuese dhe të pandehurit do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre gjatë gjykimit”, tha prokurorja Stojkoviq Dimitrovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas aktakuzës, Keshishev ka dërguar policinë në vendin ku janë varrosur viktimat dhe paraprakisht ka deklaruar se Palevski është autor i vrasjeve. Por versioni i tij i ri e mohon këtë pretendim.

Gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria dhe më pas do të shqyrtohen provat materiale që duhet të vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve./Telegrafi/

The post Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";