Prokuroria jep detaje të reja për shoferin që aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren nga Shkupi: Është proceduar edhe për vepra të tjera penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup

Prokuroria ka dhënë detaje për shoferin nga Shkupi që vrau 22-vjeçaren Frosina Kulakova të bandës së motoçikletave “Aradhat Partizane”.

Lexo po ashtu
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup

Advertisement

“Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër personit më 30.03.2024 nga neni 215 i Kodit Penal. Të njëjtën ditë prokurori publik ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër të dyshuarit dhe propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, për të cilin prokuroria ka njoftuar menjëherë opinionin.

I dyshuari është vënë në dispozicion të organeve të rendit më 02.04.2024 dhe menjëherë ka filluar vuajtjen e masës së paraburgimit.

Hetimi ka përfunduar për më pak se 2 muaj dhe më 21 maj 2024 prokurori publik ka ngritur aktakuzë, duke kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit. Edhe ai propozim është pranuar dhe personit i është vazhduar paraburgimi deri më 31.07.2024, kur Gjykata Themelore Penale Shkup ka nxjerrë aktgjykim – aktvendim me të cilin është shpallur fajtor dhe shqiptohet masë edukative – referim në institucionin korrektues në pajtim me Ligjin për të drejtat e fëmijëve dhe i është hequr masa e paraburgimit.

Advertisement

Më 30 shtator 2024, prokurori publik, i pakënaqur me aktgjykimin, ka paraqitur ankesë dhe lënda është ende në procedurë ankimore. Ankesa ka të bëjë me masën edukative, sepse nuk lejohet ankesë lidhur me paraburgimin, duke qenë se nuk është dënim por masë edukative.

Ndaj të njëjtit person është paraqitur vetëm një kallëzim në prokurori më 01.02.2023 për kryerjen e veprës penale nga neni 297 për një aksident trafiku të ndodhur më 04.11.2022 në të cilin një person ka pësuar lëndime të lehta. Prokurori publik ka zhvilluar procedurën dhe me pëlqimin e të dëmtuarës ka nxjerrë aktvendim për mosfillimin e ndjekjes penale në pajtim me nenin 43 të Kodit të Procedurës Penale dhe i dyshuari është pajtuar të veprojë sipas udhëzimeve të prokurorit publik dhe të paguajë shumën prej 18.000 denarë në favor të Buxhetit të RMV-së.

Po ashtu, MPB ka iniciuar edhe procedurë kundërvajtëse për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Ndaj personit nuk është ngritur kallëzim tjetër penal në prokurorinë publike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post Prokuroria jep detaje të reja për shoferin që aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren nga Shkupi: Është proceduar edhe për vepra të tjera penale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy