Prokuroria jep detaje për vrasjen në Demir Kapi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit sot bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa trupat e pajetë i dërgoi për autopsi. Po ashtu janë mbledhur edhe dëshmitë e vendit të ngjarjes.

Nga Prokuroria theksojnë se sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, njofton Telegrafi.

Më herët, MPB njoftoi se më i moshuari disa herë ka denoncuar fqinjin më të ri për zhurmë, dhe sot të dy u gjetën në vdekur.

“Denoncimi i fundit është më 19 janar. Personi më i moshuar e ka denoncuar më të riut për zhurmë. Kanë pasur marrëdhënie jo të mira fqinjësore, por pa incidente. I riu disa herë është thirrë dhe paralajmëruar”, thanë nga MPB.

Advertisement

Sipas MPB-së, dy personat e vdekur janë të moshës 72 vjet dhe 34 vjet./Telegrafi/

The post Prokuroria jep detaje për vrasjen në Demir Kapi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy