Prokuroria Publike njofton se Komisioni për mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të lëndëve të ngritura kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës, ka inspektuar të gjitha lëndët e përfunduara dhe në vijimësi ndaj këtij personi dhe për shkak të vëllimit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksiteti, siç thonë ata, një pjesë e lëndëve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje.

“Komisioni i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për mbikëqyrje të jashtëzakonshme të lëndëve të parashtruara kundër Ramiz Merkos, kryetar i Komunës së Strugës, ka inspektuar të gjitha lëndët e përfunduara dhe në vazhdim kundër këtij personi në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë, Prokurorinë e Lartë Publike Manastir dhe në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PTHP.

Nga atje shtojnë se për shkak të volumit të veprimeve të ndërmarra dhe kompleksitetit, disa prej rasteve janë ende duke u studiuar dhe analizuar në detaje./Telegrafi/

The post Prokuroria është ende duke analizuar disa nga rastet e ngritura kundër Ramiz Merkos appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";