Prokuroria ende po mbledh dëshmi për vërtetimin e përgjegjësisë penale për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Prokuroria Themelore publik sot njoftuan se shërbimet e prokurorisë ende po punojnë në lëndën e zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 pacientë.

Ata potencojnë se në hetim ende po mblidhen materiale dhe dëshmi verbale për vërtetimin e përgjegjësisë penale.

“Prokurorët publik që po ndërmarrin veprime për të zbardhur arsyet e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, intensivisht po punojnë. Pritet në prokurori të arrijnë raportet e ekspertizave në mesin e të cilave është edhe ekspertiza e ekspertëve nga Gjermania. Pasi të mblidhen dëshmitë materiale dhe verbale, prokurorët do t’i shqyrtojnë dhe analizojnë këto dhe do të vërtetohet ku ka përgjegjësi penale dhe më pas do të merret vendim për procedurën e mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë me kërkesë të gazetarëve nga Tetova.

Ndryshe, më 5 tetor, prokuroria publikoi raport për arsyet e zjarrit dhe njoftoi gjithçka ka nisur në momentin kur ekipi mjekësor ka filluar me reanimacion të pacientes së infektuar me coronaviurs./Telegrafi/

Advertisement

The post Prokuroria ende po mbledh dëshmi për vërtetimin e përgjegjësisë penale për zjarrin në spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy