Prokuroria e Shtipit cakton masën e paraburgimit për një 33-vjeçar i cili dyshohet për vrasje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Shtip, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, ka nxjerrë Urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një të dyshuari 33 vjeçar.

“Më 1 nëntor, pasdite, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën partneres së tij jashtëmartesore. Pasi janë pajtuar që të takohen me viktimën në një objekt ndihmës të NP Isar, ku shpesh takoheshin edhe më parë për të diskutuar për problemet në marrëdhëniet e tyre, mes tyre ka lindur një debat, pas së cilës i dyshuari e ka sulmuar fizikisht atë. Ai e ka goditur me grushte, më pas e ka kapur për qafe, e ka shtyrë në dysheme dhe me të dyja duart e ka shtypur dhe e ja ka zënë frymën për një kohë të gjatë, derisa gruaja nuk ka dhënë më shenja jete. Më pas ai vetë është paraqitur në stacionin policor në Shtip.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje, e bëhet fjalë për person të dënuar më parë, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Shtip propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Advertisement

The post Prokuroria e Shtipit cakton masën e paraburgimit për një 33-vjeçar i cili dyshohet për vrasje appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy