Prokuroria e Shkupit aktakuzë ndaj dy shtetasve të Gjermanisë për përdorim të testeve të rrejshme PCR

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një burri dhe një gruaje, shtetas të Gjermanisë me prejardhje nga Kosova, të cilën akuzohen për veprën penale “falsifikim të dokumentit” nga neni 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, më 22 shkurt, në Aeroportin Ndërkombëtar Shkupi, në vendkalimin kufitar në dalje nga vendi, para personave të autorizuar zyrtar për kontroll të pasaportave, të dy bashkëshortët kanë përdorur vërtetime të rreme për PCR test negativ për Covid-19. Edhe pse e dinin se vërtetimet që deklaronin se ishin lëshuar nga një laborator në Shkup ishin të rreme, ata i paraqitën ato si origjinale.

“Pasi e pranuan fajin, Gjykata themelore penale Shkup solli vendim për dy të akuzuarit, duke i shpallur fajtorë dhe i dënoi me kusht – dënim me burg prej dy vjetësh, i cili nuk do të kryhet nëse të akuzuarit në kohëzgjatje prej pesë viteve nuk kryejnë krim tjetër të ri. Në të njëjtën kohë, të akuzuarit u dënuan me dëbim nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej pesë vjetësh”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

The post Prokuroria e Shkupit aktakuzë ndaj dy shtetasve të Gjermanisë për përdorim të testeve të rrejshme PCR appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy